Nieuws van bedrijven • Firmen Neuigkeiten • Členské aktuality • Aktualitet mbi kompanitë • Novinky zo sveta biznisu • Jäsenyritysten uutisia • 회원사 소식 • Новости предприятий • Επικαιρότηατ επιχειρήσεων • Новини компаній • Poslovne vesti • Nytt fra bedrifter • Actualitatile membrilor • Şirket haberleri • Актуално за компаниите • Nyheder fra virksomheder • 企業トピックス • Vállalati hírek • Atualidade das empresas • Företagsnyheter • Companies news • Noticias de empresas • Actus des entreprises
Prezantimi i Epitech dhe Bursave për Studentët nga Korça

Korça feston këte vit 100 vjetorin e liceut francez të vendosur në këtë qytet. Ky lice ka përgatitur një pjesë të elitës shqiptare dhe ka kontribuar në një traditë të fortë frankofone të këtij vendi.
Me këtë rast Epitech Albania do të zhvillojë një konkurs rezervuar të rinjve të Korçës për ti mundësuar atyre bursa studimore.
Epitech Albania është një antenë e shkollës franceze të Inovacionit dhe Ekspertizës Informatike Epitech Francë dhe hap dyert e saj në Tiranë për vitin akademik 2017-2018.
Lëndët do të zhvillohen në gjuhën angleze dhe në të njëjtat kushte si në Francë nga pedagogë të Epitech Francë e cila do të jetë garante në vazhdimësi e reputacionit të ekselencës pedagogjike të Shkolles së Inovacionit dhe të Ekspertizës Informatike.Gjuha dhe Vlerat franceze do të vlerësohen ashtu siç duhet.
Një prezantim i Epitech Albania dhe i konkursit (Ofrimit të 4 Bursave) do të organizohet ditën e enjte më 10 gusht në orën 11.00 në Qendrën Rinore të qytetit tuaj.
Ju ftojmë të vizitoni faqen e internetit : www.epitech.al
ose të kontaktoni në numrin e telefonit : 042 204 104
Jeni të gjithë të mirëpritur