Aktualitetet e anetareve

Komunikim- Shtypi

Bashkëpunimi Epitech Albania – Biznes

Epitech është një shkollë 100% praktike, ku mësimet nuk zhvillohen në dërrasë të zezë, ku vlerësimi i studentëve kryhet vetëm përmes projekteve

  • Epitech është një shkollë 100% praktike, ku mësimet nuk zhvillohen në dërrasë të zezë, ku vlerësimi i studentëve kryhet vetëm përmes projekteve. Kjo lejon të verifikohet shpejt nëse studentët ia kanë dalë të vënë në zbatim njohuritë e tyre. Kjo është e mundur, pasi ne, në informatikë, kemi fatin të kemi një shkencë që zbatohet shumë lehtë, pa qenë nevoja për shumë pajisje. Suksesi sot është të formojmë studentë që dinë të bëjnë. Ata janëtë gatshëm të punojnë menjëherë në ndërmarrje. Për këtë, ne rimarrim metodologjitë e ndërmarrjeve dhe punojmë me to gjatë komiteteve shkencore. Ne mbështetemi gjithashtu në mjete të brendshme të fuqishme dhe në një inxhinieri të vërtetë pedagogjike që u propozon studentëve  projekte gjithnjë e më të ndërlikuara. Objektivi është të rrisim në maksimum interesin e studentëve, por edhe t’u japim atyre mjetet për të menaxhuar karrierën në vazhdimësi.
  • Gratë dhe profesioni i informatikës

Informatika luan një rol të rëndësishëm në shumicën e shoqërive bashkëkohore, por gratë marrin pjesë pak, vetëm 4-5%, në konceptimin e produkteve dhe proceset e lidhura me teknologjitë e informacionit dhe komunikimit që, megjithatë, formësojnë botën ku jetojmë. Më shumë se kurrë, inovacioni në teknologjitë e reja ka nevojë për një mundësi që mund t’ia sjellin gratë.

 

  • Bursë 70% për gratë e Ballkanit

Njëfushatë për të rekrutuar 50 studentet më të mira vajza për vitin akademik 2021/2022, sigurisht, mbi bazën e një përzgjedhjeje shumë kërkuese Epitech (motivimi, niveli i anglishtes dhe logjika). Sot, kompanitë që marrin pjesë në këtë projekt kanë njëkohësisht avantazhin e rritjes së pjesëmarrjes së grave në teknologjitë e reja dhe sidomos garantimin e bashkëpunimit të ardhshëm TECH në shoqëri.

 

Pjesëmarrja financiare e parashikuar:

  1. Epitech Albania në masën 20%
  2. Studentet në masën 30% (shpenzimet e regjistrimit, në këtë mënyrë, çdo kandidate angazhohet seriozisht për mundësinë për të studiuar në një shkollë franceze të mirënjohur për kërkesat e larta në botën e informatikës)
  3. Kompanitë në masën 50%

Epitech Albania është në dispozicion të anëtarëve të Dhomës së Tregtisë që mund të dëshirojnë të angazhohen në luftën e grave në profesionet e informatikës.

Kontakt:  tirana(@)epitech.eu

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin