Kantina e Familjes Tufa

Gentian HOXHA
Drejtor i Kantinës "Vera Lundra"

Company Name: Kantina "Vera Lundra"

Adresa: Rr. Rrapo Hekali, Nd.26, Selitë, Farkë, 1044 Tiranë

Email: marketing(@)veralundra.al

Cel: +355 675044770

Site: www.veralundra.al
 

COMPANY DESCRIPTION:

Kompania operon në treg  që prej vitit 1992.  E themeluar në 29 Janar 1996 dhe e regjistruar në datë 05 Shkurt 1996, tashmë me emrin e subjektit “Tre Vellezërit”  dhe administrator Z.Haxhi Tufa në fushën e prodhimit të verës dhe pijeve alkolike.
Me rënien e sistemit komunist dhe shpërbërjen e fermave, zona e Lundrës trashëgoi kulturën e mbjelljes së vreshtit dhe të bërjes së verës dhe pijeve alkolike, kulturë e cila vazhdoi në formën e ndërmarrjes private duke përfaqësuar në treg produktet me markën “Lundra”, verë, raki dhe vajin e ullirit.   

Aktualisht kompania zotëron një fermë vreshtarie dhe ullishte në një sipërfaqe prej 30 hektarësh. Në po këtë territor shtrihet kantina ku u ngjiz ndërmarrja për herë të parë si dhe godina e re e kantinës, me një infrastrukturë unike në Ballkan. 

Objektivat

Objektivat e kompanisë janë:

  • Vazhdimësia dhe përsosja e kulturës së vreshtarisë, prodhimit të verës dhe ullishtes.
  • Rritja e kapacitetit prodhues, përpunues dhe shpërndarës
  • Prodhimi i një gamë produktesh me cilësi të lartë të përfaqësuara në ngjyra dhe shije
  • Prezantimi në tregje i produkteve të kantinës me markën “Lundra” 
     

Synimet

Synimi i kompanisë është;

  • Identifikimi i markës “Lundra”, si një produkt kombëtar që përfaqëson në mënyrë dinjitoze produktin vendas në tregun e brendshëm dhe atë të huaj
  • Zgjerimi i rrjetit të shpërndarjes  dhe identifikimin e tregjeve të huaja që kanë interes për produktet shqiptare


Menaxhimi
Aktiviteti i biznesit filloi si një biznes familjar, në godinën pronë të familjës duke shfrytëzuar tokën e trashëguar nga familja për mbjelljen e vreshtave dhe ullinjve.

Tashmë, kompania për të përballuar kërkesat e tregut ka një staf i ndarë në tre sektorë:

Fermë - Për shkak të kulturës dhe eksperiencës të fituar nga puna në fermën “Gjergj Dimitrov” dhe konsulencës së vazhdueshme të profesorëve të vreshtarisë dhe të ullishtes të Universitetit Bujqësor, familja Tufa gëzon një fermë model si në vreshtari ashtu edhe në ullishte. Punët, kryesisht drejtohen nga vetë anëtarët e familjes.

Kantina - Punët në kantinë drejtohen nga enolog me reputacion, Prof. Enver Ulqinaku dhe Krenar Gozhdari, profesorë në Univesitetin Bujqësor si dhe konsulentë enolog të huaj.

Shpërndarje - Shpërndarja realizohet nga një grup agjentësh shitje dhe furnitorë.

Produkti

Produktet e kompanisë përfshijnë gjithë spektrin e ngjyrave, shijeve dhe ambalazhimit. Në fillimet e saj kompania prezantohej në treg me varietetet tradicionale të kulturës së zonës Shesh I zi, Shesh I bardhë si dhe Cabernet, Merlot – varietete franceze.

Tashmë kompania prezantohet në treg me verëra të kuqe;
 

  • Merlot i Vjetëruar dhe Cabernet i Vjetëruar, mjaft të pëlqyera në treg *(Merloti dhe caberneti jane kultivare me origjine francize).
  • Rezervën e saj MerlotCabernet të Vjetëruar, e vlerësuar nga enologë me reputacion dhe e pëlqyer në masë të gjerë.

 

Në treg kompania prezantohet gjithashtu me verërat e bardha ;

 

  • Shesh I bardhë rrush autokton dhe Chardonay


Së fundmi, pjesë e gamës së produkteve të kompanisë janë;

- Vera Roze e Lundrës *Risi dhe unike në llojin e saj, prerje e katër lloje rrushi.
 

Verërat e ëmbla;


- Shesh- Verë e ëmbël

- Chardonay-Verë e Ëmbël

- Muskat- Verë e Ëmbël. 

*Verërat e ëmbla janë risi për tregun shqiptar dhe jemi e vetmja Kantinë që prodhon verëra të ëmbla

 

Partager cette page Partager sur FacebookPartager sur TwitterPartager sur Linkedin