Evente

[EVENT] Festa e Muzikës online : Koncert nga Tchakø

Passé

L'événement est terminé.

Festa e muzikës do të shfaqet në linjë me një koncert të jashtëzakonshëm të DJ franko-shqiptar Tchako, regjistruar në sitin antik të Apolonisë me mbështetjen e ambasadës së Francës, rrjetit të Aleancave franceze në Shqipëri dhe parkut arkeologjik të Apolonisë.

Takimi ditën e diel, 21 qershor ora 18:30 në faqet Facebook të Ambassade de France en Albanie dhe të Aleanca Franceze e Tiranes - Alliance Française de Tirana.

Anthony Tchako ka lindur në 1996 në Paris në një familje artistësh shqiptarë. Ai është i lidhur me muzikën që nga fëmijëria duke udhëtuar në mbarë botën për të marrë pjesë në shfaqjet e nënës së tij, këngëtare, në operat më të mëdha në botë, babai i tij gjithashtu është një kompozitor dhe interpretues.

I diplomuar në “Point Break” në Londër, një nga shkollat më prestigjioze të muzikës elektronike dhe i ndikuar nga emra të mëdhenj si Avicii, Calvin Harris ose Martin Garrix, Tchakø ka zhvilluar një stil të veçantë. Një miksim i “chill house”, “r’n’b” apo “electronic dance music”, muzika e tij ndërthur formimin e tij pianistik me një ritmikë gati frenetik, e cila i bën jehonë kohërave tona. Ai performoi me sukses në gusht 2019 në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë dhe së fundmi i bëri homazhe këngëtarit Christophe duke risjellë “Les mots bleus”, video në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=F_5-VIiES3w

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin