Aktualitetet e anetareve

Evente

[EVENT] - "Prezantimi i rregullores mbi inspektimet pranë kompanive"

Më 23 janar, CCI France Albanie zhvilloi eventin e parë për 2019-tën "Prezantimi i rregullores mbi inspektimet pranë kompanive" me anëtarët e saj dhe Inspektoratin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Rreth 22 kompani anëtare të Dhomës sonë morën pjesë në takim.

Zëvendëspresidentja jonë e parë Znj. Elisabeta Gjoni dhe Z. Shkëlqim Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë, bashkë-kryesuan këtë takim dhe së pari u kërkuan pjesëmarrësve të prezantojneë kompanitë e tyre.

Në fjalën e saj, zonja Gjoni theksoi mundësitë për kompanitë nëse bashkëpunojnë me inspektorët; proçedura e re e lëshuar nga Inspektorati i Përgjithshëm dhe ligjet në lidhje me inspektimin duhet të studiohen për të mbrojtur bizneset e tyre.

Nga ana e inspektorëve, ajo këshilloi që ata të koordinojnë më mirë programin e tyre të inspektimit, në mënyrë që të mos i vizitojnë kompanitë shumë herë për të njëjtën çështje.

Z. Hajdari, Inspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë theksoi se kompanitë duhet të jenë të informuar mirë për procedurën e re dhe, nëse ka, duhet të denoncojnë të gjitha inspektimet abuzive duke telefonuar direkt nga Inspektorati i Përgjithshëm dhe duke aplikuar në internet inspektimin abuziv.

Gjithashtu, ai shtoi se kjo proçedurë është përgatitur me mbeshtetjen e Z.  Jean-Pierre Dalle, Inspektori i Përgjithshëm  I administratës franceze, duke studiuar praktikat më të mira nga vendet e tjera evropiane.

Ndërmarrjet nga ana e tyre duhet të kenë të gjithë dokumentacionin standard për t’ia paraqitur inspektorëve.

Qëllimi i reformës është përmirësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, transparenca dhe llogaridhënia. Inspektorët duhet t'i këshillojnë kompanitë në dokumentacion dhe të mos konsiderohen si gjoba per ta. 85% e inspektimeve do të realizohen në bazë të një programi te caktuar.

Nga anëtarët, u ngritën shumë çështje gjatë takimit si: Si Inspektorati i Përgjithshëm do të mbikqyrë inspektoratet e tjera; kompanitë kanë nevojë për më shumë kohë për të përgatitur dokumentacionin; inspektorët duhet t'i këshillojnë ata në dokumentacion; a ka Inspektorati i Përgjithshëm pushtet në zyrën e taksave? etj?

Një video u projektua me proçedurat e detajuara të inspektimit.

Më shumë për të ndjekur rreth financave dhe temave të tjera të ngjashme në eventet e ardhshme!

Share this page Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin