Mediat franceze: Zbuloni Shqipërinë, vendin e fundit sekret të Adriatikut

Aktualitete mbi vendet  | 

Një bregdet i egër, male ideale për të shëtitur, një trashëgimi mahnitëse historike dhe arkeologjike, kjo është “Toka e shqiponjave”, që zbulon pasurinë e saj.
Kështu shkruan Marie-France Parra për la ‘Femme Actuelle’, duke u bërë media e radhës franceze që i thur lavde bukurive të Shqipërisë, që së fundmi po tërheq vëmendjen e gjithë Europës e më gjerë. 

Midis Greqisë dhe Malit të Zi, ky vend i panjohur kufizohet me detin Adriatik, me ngushticën e Otrantos dhe detin Jon. Historia e tij, mes pushimit të hordhisë osmane, diktaturës komuniste … dhe hakmarrjes e ka mbajtur gjatë larg nga turizmi. Sot, vendi ka gjetur paqen dhe kryeqyteti, Tirana, është modernizuar. Nga sheshi “Skënderbej”, me kullën e saj me orën dhe xhaminë, tek sheshi Avni Rustemi; Pallati i Kulturës e vilat në lagjen e Bllokut; bulevardet e mëdha dhe rrugët e ngushta, dyqanet e vogla rreth tregut të Pazarit, qyteti mund të përshkohet mirë në këmbë për të vlerësuar atmosferën e saj disi të vjetruar. Në mbrëmje, ne e gjejmë veten në një bar të modës, duke konsumuar një pije.

 Një vend i mbuluar me male

Në mëngjes herët nisemi drejt veriut dhe maleve të tij. Shkodra është një qytet muze për kalanë dhe topat e saj, me shtëpitë prej guri të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Për 35 km arrin në Koman, për të kaluar mes liqenit artificial për 34 km, derisa arrin në Valbonë, porta e hyrjes në Alpet shqiptare. Shtigje të shumta të shfaqen në lartësi, në një natyrë origjinale, me lule mizë, me orkide dhe luleshtrydhe të egra.

Vendi ka një duzinë parqesh, duke përfshirë edhe atë të Butrintit, ku ndodhet një park i jashtëzakonshëm arkeologjik. Në hijen e eukaliptit dhe landrës, ndodhet një park me pemë nga i cili mund të kalosh në një qytet të lashtë dhe rrënojat e saj romake – porta e luanit, akropoli, teatër dhe banjot, famullitë e hershme të krishtera …

 Limanet sekrete dhe pallatet osmanë

Nga Vlora në Sarandë, Riviera shqiptare është e mbushur me plazhe dhe limane ende të virgjër në Gadishullin e Karaburunit dhe të Gjipesë, të cilat mund të arrihen përmes shtigjeve me gurë. Në plazhet më joshëse, në Dhërmi, Vuno e Sarandë, fillojnë festat që nga muaji maj. Jo shumë larg, fshati i vogël i Qeparosë,  300 metra më poshtë, u zgjodh si një nga fshatrat më të bukura në botë. Duhet të marrësh për lart për të shkuar në kështjellat osmane në Berat, “qyteti i një mbi një dritareve” dhe kishat e shumta bizantine, dhe Gjirokastër, “Qyteti i Gurtë “. Përgjatë rrugëve të qytetit të vjetër që ngjiten në kështjellën e lashtë të shekullit të trembëdhjetë, ndodhen shtëpitë e shekullit XVII, ku u vendosën artizanët e drurit dhe gurit. Duket si një udhëtim nëpër kohë.

 Apolonia, qyteti grek

11 km nga Fieri, në jugperëndim të vendit, qyteti antik i Apolonisë, me 80 hektarë të saj, është më i rëndësishmi i Shqipërisë. Themeluar rreth vitit 625 para erës sonë, ka një trashëgimi të shquar, si Odeoni, një teatër me kapacitet prej 10.000 spektatorësh, një hark triumfal, një tempull i Artemisës, bibliotekë, ndërtesa e këshillit ku mblidhej asambleja e qytetarëve. Ka një pamje madhështore nga kodra e parkut arkeologjik.

 Burimi : http://www.monitor.al/mediat-franceze-zbuloni-shqiperine-vendin-e-fundit-sekret-te-adriatikut/

Nos événements

< October 2017 >
Mon.Tue.Wed.Thu.Fri.Sat.Sun.
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Na japin besimin e tyre

    • A.R.S Legal & Financial Services
    • ADVANCED BUSINESS SOLUTION-ABS
    • AIMS
    • ASC UNION
    • AUTO FRANCE LUBRICANTS SHA
    • Acadmy Plus
    • Airbus helicopter
    • AlbStar
    • Albesol shpk
    • Albinfos
    • Alehandro Distribuzzione
    • Aleksander Xhuvani
    • Amadeus
    • Ar&Lo
    • Association Forains (SHOQATA ARGETUESVE TE LODRAVE AMBULANTE)
    • Boga& Associates
    • By best duty free
    • CNR
    • CORPORATE SOLUTION-CS GOUP
    • Century 21
    • Citroen Albania
    • Degremont
    • Diamant
    • ELBASHEHU
    • EURO Partners sh.p.k
    • Egis International
    • Egle security
    • EnBi POWER SH.P.K
    • Encon Consulting
    • Eutelsat
    • FIRST SHPK
    • GDF SUEZ
    • GPS- Group
    • Green Technologies
    • Haxhia & Hajdari
    • Herve Loiselet Interior Design
    • Hotel Diplomat
    • IMI Farma
    • INSIG
    • KANGURI
    • Kallfa
    • Kalo
    • Kastrati
    • Legal & Professional Services SHPK
    • Logo Suez
    • M pay
    • Marlotex
    • Mazars
    • NAPOLEON
    • Nexter System
    • PEUGEOT
    • Pedersen and Partners
    • RENAULT
    • Rogner
    • SAFRAN
    • SALILLARI
    • SANOFI
    • SELENICE BITUMI
    • SEMIN- SAS
    • Seed Consulting ltg
    • Servier
    • Sigma Interalbanian
    • Sky Net Logistic
    • Societe General Albania
    • Sodineg France
    • Spiecapag
    • T&G ALBA shpk
    • THE BLACK ROCKETS
    • Tashko pustina
    • USLUGA
    • Vacance en albanie
    • Victoria Invest
    • icts
    • phonext
    • sheraton

Kontakt

Bul. “Deshmoret e Kombit”

Twin Towers, Tower 1, Kati 7, Tirana Albania 

Cel. +355 68 40 89 998
e-mail: blerina.kazhani@ccifa.al 

© 2017 CCI FRANCE ALBANIE