Jeta e Dhomës

Roundtable concerning the Hot Issue of the unpaid energy that State owns to the Private Producers

MEDEF: Mbledhje me pjesëmarrjen e Z. Edi Rama dhe CCI FA

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se MEDEF International organizon të mërkurën 11 qershor 2014 08:30 - 10:30 në Paris,  Mbledhjen e Këshillit të Drejtuesve të kompanive Franko-Shqiptare me pjesëmarrjen e Z. Edi RAMA, Kryeministër i Shqipërisë. Kjo mbledhje do të drejtohet nga Z. Charles PARADIS, Kryetar i Këshillit të Drejtuesve të kompanive Franko-Shqiptare i MEDEF International, Drejtor i Përgjithshëm i polit të Koncesioneve të   ‘Bouygues Construction’. CCI France Albanie do të përfaqësohet në këtë mbledhje nga Kryetari i saj, Julien ROCHE.

Nëse ju jeni të interesuar për të marrë pjesë në këtë Mbledhje, ju lutem plotesoni formularin bashkangjitur ose kontaktoni me Dhomën.

Për më shumë informacion : http://www.medefinternational.fr/agenda/Albanie-Premier Ministre_ae302818.html

Takim me Senatorin Alain Richard , ish- minister i mbrojtes se Frances

I dërguar special i Presidentit Hollande për bashkëpunimin ekonomik të vëndeve të Ballkanit. Me rastin e vizites për bashkepunimin e Decentralizuar France-Ballkan, organizuar nga Ambasada e Francës dhe shoqata Franceze e Këshillit të Komunave dhe Rajoneve të Europës, CCI Francë Albanie me kënaqesi organizoi një takim-dreke në restorant « Il Gusto

Intelektualë, personazhe të politikës, përfaqësues të botëssë biznesit, diskutuan së bashku për të ardhmen ePjesëmarrës në kete takim, ndër të tjerë ishin: dyambasadorët, Znj. Christine Moro dhe Z. Dritan Tola,Kryetari dhe Zv. Kryetari i CCI France Albanie Z. JulienRoche dhe Z. Frederic Blanc, Z. Jean-Marie Demange,e Këshillit Drejtues të CCI France Albanie, dhe shumëbiznesmene franceze ne shqipëri.

Pasi përgëzoi CCI France Albanie për punën e bërë në favortë zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Francës dheShqipërise, Senatori Alain Richard ftoi pjesmarrësit tënë zhvillimin ekonomik të vëndit. Gjithashtu, u diskutuandhe tema të tjera, si urbanizmi, demokracia lokale, mjedisidhe trashëgimnia si faktor të zhvillimit, organizimi ishërbimeve publike, etj.Takimi me Senatorin ishte jo vetëm një seri ebashkëbisedimeve ndërmjet përfaqësuesvete të botës sëbiznesit, por njëkohësisht një mundësi për të diskutuar, mbie mendimit dhe konvialiteti ishin tre parimet që shënuan këtë takim.


Libri - Çfare i ka dhene Franca Botes?

Do te gjejmë në libraritë e Tiranës një libër të ri me titull « Cfarë i ka dhënë Franca Botës?»

« Ky libër është si një ushqim për shpirtin. Ai flet për talentin dhe kreativitetin gjenial të personaliteve të shquara të të gjitha kohërave që kanë të përbashkët të qënurit francezë » - Julien Roche

1-Auteur/Autori: Hubert de Saint Jean  2-Préfacé/Parathënia: Julien Roche
3-Traduit/Përktheu: Blerina Kazhani     4-Rédacteur/Redaktoi: Erion Gugu
5-Design graphique /Përgatitja grafike: Çelesi Design & Publicity

 Libraries/Libraritë:

Tirane: Adrion, Albania & InfoShop, Qendra Kristal, Qendra Kristal

Durres: Flagship Center dhe gjithashtu ne Shkoder dhe Elbasan

 Pour plus d’information/Për më shumë information : blerina.kazhani@ccifa.al; mob. +355 684089998

Mbremja Gala 18 korrik 2013

Qirinj, muzikë me piano, tavolina të servirura bukur, mbrëmja Gala që shënon tradicionalisht “Festën e Verës” u zhvillua të enjten, më 18 korrik 2013, në Hotel Sheraton.

Me këtë rast, ne festuam gjithashtu marrjen e titullit “Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë Shqipëri” (CCI France Albanie). U mblodhëm rreth 70 persona, ndër tjerë Znj. Christine Moro Ambasadore e Francës në Shqipëri, Z. Dritan Tola Ambasador i Shqipërisë në Francë, 38 anëtarët e CCI France Albanie (të cilët përfaqësojnë më shumë se katër mijë punonjës në vend), të shoqëruar nga bashkëshortët e tyre si edhe të ftuar të tjerë e miq të CCI France Albanie.

Kryetari ynë, Z. Julien Roche falenderoi të gjithë anëtarët që bënë të mundur marrjen e këtij titulli: “Falë jush, Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë Franceze jashtë Francës votoi ne unanimitet anëtarësimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri. Kam besim të plotë që CCI France Albanie do të jetë shumë e sukseshme”!

Fjala e Zv. Kryetarit, Z. Hubert de Saint Jean, filloi me një “faleminderit”. «Faleminderit anëtarëve të CCI France Albanie për pjesëmarrjen e tyre, ne jemi munduar ti bëjmë këto evente të paharrueshme dhe shpresoj që të gjithë të keni mbetur të kënaqur. Jam krenar që po ndaj këtë moment me ju dhe gjithashtu, ashtu si Julien-i, jam i sigurtë që CCI France Albanie do të jetë një sukses i madh!”

Më pas, dy ambasadorët Znj. Christine Moro dhe Z. Dritan Tola, uruan CCI France Albanie gjatë fjalimeve të tyre.

Mbrëmja nisi me një bufe me ngjyrat e Francës. Një vakt i rafinuar dhe shumë i këndshëm. Pas fjalimeve morëm pjesë në shfaqen e artistes Majlinda Laska e cila luajti në piano dy hymnet kombëtare.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, e krijuar në 2011, ish-Club d’affaires France-Albanie, ka 38 anëtarë pjesëmarrës. Qëllimi i CCI France Albanie është mbështetja e ndërmarrjeve dhe në vecanti të ndërrmarjeve të vogla, qofshin ato franceze apo shqiptare. E mbeshtetur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Francë, CCI France Albanie është një partnere kryesore për ndëmarrjet franceze që dëshirojnë të gjejnë klientë, bashkëpuntorë ose që duan të zhvillohen në Shqipëri. E pasur menje rrjet të zhvilluar e të gjërë falë organizimit të më shumë se 20 evente në vit, CCI France Albanie ofron një gamë të gjerë shërbimesh, publicitet si edhe studime të sektorëve dhe të zhvillimit të biznesit ».


Fjala e z. Roche ne mbremjen GALA te mbajtur me 18 Korrik 2013

Zonja Ambasadore!

Zoti Ambasador!

Te nderuar miq!

 

 

Jemi mbledhur sonte ketu per takimin tone te pervitshem te veres, por njekohsisht per te festuar marrjen e statusit “Dhome Tregtie”, e cila u arrit fale punes se anetareve dhe administratoreve tane dhe ne vecanti te Zv. Presidentit, gjithashtu dhe te Blerines, Sekretares sone te Pergjithshme e cila ben nje pune te perditshme cilesore. Nje falenderim i madh shkon gjithashtu per Ambasaden e Frances, dhe ne vecanti per Znj. Ambasadore e cila me ane te mbeshtetjes se perhershme dhe efikase na ka ndihmuar te jemi keta qe jemi sot. Falenderoj gjithashtu Mirela Mata, nga UBIfrance e cila na ka mbeshtetur gjithmone.

Dhoma e Tregtise ka si objektiv te perhershem zhvillimin e marredhenieve ekonomike midis dy vendeve.Gjithashtu ndihmesen e anetareve tane. Ne do te zhvillohemi dite pas dite.

Jo me larg se sot ne kemi dy anetare te rinj te cilet kane aplikuar per tu anetaresuar. Kompania Belle Air, dhe gjithashtu grupi Alstom. Grupi Alstom vjen per te nenshkruar nje kontrate te rendesishme ne Shqiperi, me vlere prej 100 milion Euro, per pajisjet e turbinave hidroelektrike mbi lumin Devoll. Kjo tregon qe teknologjia franceze ka akoma te ardhme.

Dy prioritet per kete vit jane: organizimi i nje panairi mbi Agrikulturen i cili mund te organizohet ne vjeshte ose ne pranveren e ardhshme,dhe rihapja e linjes ajrore direkte Paris-Tirane, te cilen e presim te ndodhe me 1 Korrik te vitit te ardhshem.

Fjalen ja le Z.Hubert de Sain Jean, i cili eshte shpirti operacional i Dhomes se Tregtise dhe do te thote ato qe une harrova ti thoja.

Ju uroj nje mbremje te kendshme!
Julien Roche


Ankorimi i fregatës franceze në portin e Durrësit

Pas përfundimit të stërvitjes “Proud Manta” në kuadrin e Nato-s, fregata luftarake franceze antinëndetëse (FASM), “Jean de Vienne”, ankoroi në Portin e Durrësit, nga data 5 deri më 7 mars 2013. Vizita e fundit e një anije të Marinës Kombëtare Franceze në një port shqiptar është bërë në qershor të vitit 2010: bëhet fjalë për “Achéron”, anijen-bazë të zhytësve që merren me çminimet.

Fregata “Jean de Vienne” është një anije 4800 tonëshe me ngarkesë të plotë dhe 140 m e gjatë, në shërbim që prej vitit 1984 dhe me një ekuipazh prej 240 personash nën urdhrat e Kapitenit PIERRE-YVES GRENTE.

Ndalesa e “Jean de Vienne” në Portin e Durrësit kryhet në kuadrin e forcimit të bashkëpunimit dypalësh midis forcave të armatosura shqiptare dhe atyre franceze. Ky është një rast i jashtëzakonshëm për shkëmbim eksperience dhe njohje më mirë me njeri-tjetrin, si anëtarë të të njëjtës aleancë ushtarake.

Me kete rast, nje dreke buffet u organizua me 6 Mars nga Dhoma e tregtise dhe industrise France-Albanie dhe Kryetari i saj, Z. Julien Roche, me zyrtaret e larte te fregates ushtarake "Jean de Vienne", Shefin e Shtabit te Marines shqiptare dhe zyrtare te larte si edhe anetaret e Club France.


Dhoma e tregtise feston 100-vjetorin e Pavarësisë

Më 18 Nëntor në orën 19.00-Hotel Sheraton, Dhoma e tregtise dhe industrise France Shqiperi i ka festuar 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një mbrëmjeje gala ‘Beaujolais nouveau’, të organizuar në bashkëpunim me urdhërin ‘Compagnos du Beaujolais ’. Ky event prestigjioz mund të konsiderohet një ‘vitrinë’ e Francës në Shqipëri, ku moren pjesë rreth 500 persona, ndër të cilët :sipërmarrës, politikanë, figura të njohura të Shqipërisë, gazetarë, etj.


Me pjesëmarrjen e Shkëlqesisë së tij Kryeministrit të Shqipërisë, Z.Sali Berisha, Ambasadores së Francës në Shqipëri, Znj.Christine Moro, Prodhuesit të ‘Beaujolais Primeur’ Stèphane Duperray, kultivues në Provincën e Oingt-pioner i ‘Beaujolais Primeur’ në Shqipëri, Z.Georges Pédat-President i urdhërit të ‘Compagnons du Beaujolais’, të shoqëruar nga Mjeshtrat e këtij urdhëri André China, Gilles Doublier dhe Bernard Tomatis, Julien Roche-Drejtor i Përgjithshëm i Green Technologies dhe President i Klubit të Francës, Hubert de Saint Jean-Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Société Generale Albania e Zv.President i Klubit të Francës, në prezencën edhe të personaliteteve shqiptare dhe franceze.

Dhoma e tregtise dhe industrise  i propozoi të ftuarve një program me tre pjesë : koktejl mbrëmjeje i jashtëzakonshëm, një spektakël dhe një reportazh.

Përsosmëri në gjithÇka : vera, djathi dhe salçiçet të blera në Francë për këtë event, kurorëzimet në kuadrin e Urdhërit ‘Compagnons dy Beaujolais’ i krijuan mundësinë të ftuarëve të zbulojnë një aspekt të kulturës franceze dhe reportazhi për Beaujolais. Për të parën herë në Shipëri, gjatë mbrëmjes ka vazhduar tradita 65-vjecare, duke proceduar me kurorëzimin e urdhërit ‘Compagnons du Beaujolais’ në Tiranë.Ceremonia e kurorëzimit ka filluar me betimin e urdhërit ‘Compagnons du Beaujolais’, duke vazhduar me provën e filxhanit të madh. Dhjetëra personalitete të Shqipërisë dhe Francës janë bërë pjesë e Urdhërit ‘Compagnons du Beaujolais’.

Gjithashtu, u transmetua reportazhi mbi ‘Beaujolais Nouveau’, i përgatitur nga Andi Bushati që filloi me njohjen e procesit të të vjelave në krahinën e Beaujolais. Reportazhi i plotë që do të mbarojë me mbrëmjen e 18 Nëntorit në Tiranë, do të ritransmetohet në emisionin e Z.Bushati ‘Zonë e Ndaluar’ në kanalin televiziv ‘Vizion Plus’.
 

Eventi i Urdhërit ‘Beaujolais’ do të organizohet gjithashtu në tre qytete të tjera të mëdha të Shqipërisë : Shkodër, Elbasan dhe Korçë më 20, 22 Nëntor 2012.

Klubi i biznesit ‘Francë-Shqipëri’ përfshin dhe është i hapur për firmat/kompanitë e të gjitha përmsave dhe sektorëve të aktivitetit si dhe për biznesmenë individualë. Ky Klub organizon evente apo aktivitete informuese, mengjese tematike, duke i propozuar anëtarëve të tij apo firmave të interesuara për të afruar Shqipërinë ose Francën me shërbime asistence dhe mbështetjeje logjistike.

Kjo mbrëmje u sponsorizua nga: 1) Banka ‘Sociétè Generale-Albania’-Sponsori Gjeneral 2) Green Technologies 3) Grupi Kastrati


15-vjetori i IFG te Tiranes

Themeluar 15 vjet më parë, IFG e Tiranës festoi më 31 maj 2013, pervjetorin e krijimit me ndihmën e Club d’Affaires France-Albanie. Festimet e 15-vjetorit u zhvilluan në Hotel Sheraton në Tiranë në prani të 200 stundenteve , të Ambasadorit të Francës në Shqipëri, Sh. Znj Christine Moro, Z. Jorgaq Kacani, Rektori i Universiteti Politeknik i Tiranës, Z Julien Roche, Kryetari i Club France, Hubert Saint-Jean, Zv.kryetar i Club France, Z Jean-Louis Jung, përfaqësuesi i "Credit Agricole -Albania" si edhe anëtarëve të Club-it, përfaqësues të bizneseve të mëdha franceze dhe Frankofonisë në Shqipëri.

Fjala e mirëseardhjes u mbajt nga Z. Aleksandër Xhuvani, drejtor i këtij Instituti i cili përgëzoi dhe falenderoi të gjithë studentët dhe prezantoi botimin e parë të "Annuaire des Anciens Eleves de l’IFG de Tirana."

Në urimin e tij, zoti Julien Roche, kujton kujtimet e tij më të hershme të themelimit të IFG të Tiranës "Mbaj mend hapat e parë të IFG 15 viteve më parë. Me kërkesën e Aleksandrit, mikut tonë, kam marrë pjesë në përzgjedhjen e kanditatëve. Kandidatët vinin në IFG me ambicie dhe optimizëm. Ata vinin nga e gjithë Shqipëria dhe ndonjëherë edhe nga Franca për të përfituar nga ky shkollim cili u bë një investim i rëndësishëm intelektual, një tipar i rëndësishëm për integrimin e mëtejshëm në jetën profesionale", tha ai.

Gjithashtu, uruan edhe Z. Marc Pointet, koordinator akademik i Universitetit të Montesquieu Bordeaux 4, Z. Jorgaq Kaçani, Z. Hubert de Saint-Jean, Z. Jean-Louis Jung si edhe Znj. Christine Moro.

Eventi i cili vazhdoi me shpërndarjen e diplomave 2013, u sponsorizua nga Societe Generale Albania dhe Credit Agricole Albania.


Asambleja e Pergjithshme 28 Shkurt 2012 - CCI France-Albanie

Asambleja e Pergjithshme e  CCI France Albanie e zhvilluar me date 28 Shkurt 2012 CCI France Albanie u mbyll me sukses . Po ju paraqesim raportin vjetore te vitit 2012

 

Gjate gjysmes se pare te vitit 2012, CCI FA ka organizuar disa aktivitete kulturore dhe ekonomike. Temat e ketyre eventeve kane qene te larmishme ne menyre qe t’u pergjigjen sa me mire nevojave te ndryshme te anetareve, pavaresisht nga madhesia dhe veprimtaria e kompanise. Keto evente kane bere te mundur njohjen e mjedisit franko-shqiptar, ndarjen e eksperiencave duke krijuar keshtu nje rrjet frankofon. Theksojme, nder te tjera, fjalimet dhe nderhyrjet e mbajtura nga kryeministri Z.Sali Berisha, ambasadorja e Frances ne Tirane, Zj.Christine Moro, Z. Yves de Gaulle Presidenti i CRN (Grupi GDF SUEZ), Z. Michel Margnes/GDF SUEZ, Z. Stefano Chmielewski /P.D-G Renault Truck, M. Jean-Patrice Bernard /P.D-G Groupe Bernard, Z. Ardian Fullani, Guvernator i Shqiperise, Christophe Lecourtier Drejtor i Pergjithshem i Ubifrance, Z. Michel Berson, senator dhe kryetar i grupit te miqesise France Shqiperi, M Pierre-Yves Le Borgn Anetar i Parlamentit ne divizionin e shtate per francezet jashte atdheut, Z. Edmond Haxhinasto, Zevendes Kryeminister dhe Minister i Ekonomise se Tregtise dhe Energjetikes se Shqiperise, Z. Enno Bozdo, Zv-ministri i Ekonomise, Energjise dhe Tregtise, Znj. Mirela Mata e Misionit Ekonomik, Z. Stéphane Duperray- Prodhues vere ne Oingt – pionier i Beaujolais Primeur ne Shqiperi, Z.Georges Pédat-President i urdherit te ‘Compagnons du Beaujolais’, te shoqeruar nga Mjeshtrat e ketij urdheri André China, Gilles Doublier dhe Bernard Tomatis, Sébastien Gravé, shefi i shquar francez me dy yje Michelin Artisti i njohur Pierre-Yves Plat etj. Ne te njejten kohe, ne kemi ofruar per bizneset e te gjitha llojeve mundesive te ndajne pervojen dhe vizionin e tyre mbi tregun shqiptar.


Artisti, Pierre-Yves Plat ishte ne mbremjen e 2 Qershorit perpara rreth njeqind spektatoreve, ne Galerine e Arteve te Bukura. Falenderime te veçanta shkojne per Kryetarin tone, Z. Roche dhe per te gjithe pjesemarresit.

Klubi ka organizuar nje mbremje Gala me anetaret, partneret e tyre si edhe anetaret e mundshem duke arritur ne kete menyren nje pjesmarrjeve mjaft te rendesishme. Qellimi I mbremjes ishte shumfishimi i mundesive te kontaktit.

Klubi i Frances ne Shqiperi ka festuar 100-Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise permes disa mbremjeve gala ‘Beaujolais nouveau’, te organizuar ne bashkepunim me urdherin ‘Compagnos du Beaujolais1’ me Me 18 Nentor ne oren 19.00-Hotel Sheraton, 20 Nentor ne Shkoder dhe 22 Nentor ne Elbasan dhe Korce.

Visite ne Shqiperi e z. Pierre-Yves LE BORGN - Permanence parlementaire et Réunion publique me 9, 10 et 11 Janvier 2013. Takim me perfaqesuesit e Club France Julien Roche dhe Hubert de Saint Jean. 

 Falenderojme te gjithe anetaret e pjesemarrjen e tyre. Tashme po ju prezantojme raportin vjetore 2012.


Mbërritja e helikopterit të dytë COUGAR

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Komandanti i forcave ajrore dhe Ambasadorja e Francës mirëpritën, më 25 Prill, mbërritjen në tokën shqitpare të helikopterit të dytë (nga 5) COUGAR, pjesë e kuadrit të modernizimit të Forcave të Armatosura.

Ceremonia u zhvillua në Qendrën e komandës së Forcave Ajrore në Rinas. Helikopteri është i llojit MEDEVAC dhe është projektuar për transportin e sëmurë dhe të plagosur. Megjithatë, përdorimi i tij është fleksibël dhe ai mund të përdoret gjithashtu edhe për misione të tjera si transporti i trupave dhe i materialeve.

Kontrata e blerjes për pesë helikopterë COUGAR, të prodhuar në Francë nga kompania evropiane Eurocopter, është nënshkruar në dhjetor të vitit 2009. Një program bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë mundëson shoqërimin e pilotëve dhe mekanikëve shqiptare në trajtimin e tyre të këtyre pajisjeve të reja. Në fjalën e tij, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Gjeneral Gjunkshi, theksoi rolin i këtyre të fundit në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare dhe në plotësimin e angazhimeve të tyre në kuadër të NATO-s.

Burimi: Ambasada Franceze ne Tirane


Forumi i kompanive dhe organizatave frankofone

Me 24 Janar 2013, ora 10.00, ne fakultetin e  Gjuhëve të Huaja u zhvillua forumi i kompanive dhe organizatave frankofone që veprojnë në Shqipëri. Departamenti i Gjuhës frënge i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës, organizoi Forumin e kompanive dhe organizatave frankofone që ndodhen në Shqipëri, të organizuar me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, Klubit të Biznesit, Ambasadës së Francës dhe Ambasadës së Zvicrës.

 

Qëllimi:

Njohja e kompanive frankofone që veprojnë në Shqipëri
Njohja me profilin e specialistëve që u nevojiten atyre
Paraqitja e programeve të ofruara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit dhe kompanive/organizatave frankofone, për praktikat profesionale të studentëve dhe mundësinë e punësimit të studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga këto kompani e organizata.


Takimi ekonomik franko-shqiptar

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës, Z. Edmond Haxhinasto, mori pjesë në seminarin « Dita e Shqipërisë », organizuar nga Ubifrance, më datën 3 dhjetor, në Paris.

Rreth 40 shoqëri franceze dhe shqiptare ishin të pranishme në këtë aktivitet, gjatë të cilit u dhanë informacione mbi mënyrën e të bërit biznes në Shqipëri, mbi mekanizmat e financimit dhe mbi mënyrën e organizimit të seminareve sektoriale dhe të takime « B to B ».

Z. Haxhinasto paraqiti nevojat e investimeve në ekonominë shqiptare, veçanërisht në rrugë, në hekurudha, në interkonjeksionet elektrike, në prodhimin e energjisë. Ai paraqiti politikën ekonomike të qeverisë dhe ftoi shoqëri të tjera franceze t’i bashkoheshin atyre që janë tashmë të pranishme në Shqipëri, siç janë anëtarët e « Club France ».



Inagurimi i CCI France Albanie

Më 26 Janar 2012, në orën 19h00, në Hotel Rogner Tiranë, u zhvillua ceremonia e inaugurimit të CCI  France Albanie (CCI FA)- ish Club d’Affaires- me pjesëmarrjen e Kryeministrit Shqiptar, z. Sali Berisha dhe Këshilltares Ekonomike të Kryeministrit, Znj. Suzana Guxolli, si edhe me praninë, ndër te tjerë, të personaliteteve shqiptare dhe franceze.

CCI France Albanie u themelua në shtator 2011. Ndër anëtaret e saj, numëron kompani të fuqishme si, Société Générale Albania, Green Technologies, CNR/GDF-Suez, Eurocopter/EADS, Total, Alstom, Aleat (Groupe Safran), kabineti i avokatëve Boga & associates, Amadeus Group etj.

Qëllimi i Dhomes është të jetë një « urë » ndërmjet Shqipërisë dhe Francës duke përforcuar lidhjet ndërmjet kompanive shqiptare dhe franceze duke bashkuar, informuar, nxitur dhe asistuar në zhvillimin e investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet Francës dhe Shqipërisë.

CCI France-Albanie është e hapur për te gjitha kompanitë të çdo madhësie dhe aktiviteti, sipërmarrës apo individuale. Ajo organizon veprimtari me qëllime informative – Mëngjese Tematike - dhe i ofron anëtarëve të saj apo kompanive të cilët dëshirojnë të njihen me Shqipërinë apo Francën, shërbime asistence dhe mbështetje logjistike.


"Beaujolais Nouveau 2012", 18/11/2012, 19h00, Hotel Sheraton

CCI Francës Albanie feston 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë duke organizuar mbremjen e “Beaujolais Nouveau” nën përkujdesjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Z.Sali Berisha dhe Ambasadores së Francës në Shqipëri, Znj.Christine Moro.

CCI Francës Albanie, me ndihmën e urdhërit ‘Compagnons du Beaujolais’, kishte kënaqësinë kenaqesine te organizonte evenitn ‘Beaujolais Nouveau’  ditën e dielë, 18 nëntor 2012, 19h00, ne Hotel Sheraton ne te cilen morem pjese personalitet shume te rendesishme dhe mbi 500 pjesemarres, te cilet kaluan nje mbremje te kendshme nen shoqerin e veres “Beaujolais” - Verë festive e cilësisë më të lartë


Inagurimit te Hidrocentralit Dardha 1

Me 5 qershor, ne Dardhe- Fushe Arrez u zhvillua ceremonia e inagurimit te Hidrocentralit Dardha 1 organizuar nga Wenerg dhe me ndihmen e CCI  France-Albanie.

Ambasadorja e Frances, Znj. Christine Moro, si edhe Z. Yves de GAULLE, P-DG, Kryetar, anetar i Komitetit ekzekutif i Grupit GDF-Suez e theksuan fort rendesine e krijimit te Centralit si nje mundesi shume e mire se pari per rajonin por edhe per te dy vendet. Znj. Moro vuri ne dukje marredheniet e mira ekonomike France-Shqiperi dhe shtoi se krijimi Club d’Affaires do te jete nje element i rendesishem per keto marredhenie.

Z. de Gaulle i ftoi pjesemarresit ne inagurimin tjeter te Hidrocentralit Dardha 2

Personalitete shqiptare dhe franceze si edhe perfaqesuesit e Club d’Affaires France Albanie, moren pjese ne inagurimin, si:
Z. Michel MARGNES, Kryetar i Keshillit Mbikqyres/CNR
Z. Mathieu BONNET, Drejtor i pergjithshem/CNR
Z. Christian TRIOL, Drejtor i energjise/CNR
Z. Julien ROCHE, Kyetar i shoqerise YLLIAD
Z. Hubert de SAINT-JEAN, Dr. Pergjithshem/Société Générale Albania

Inagurimi u shoqerua me nje konkteil.


Festa e Veres 2012

Festa e veres per vitin 2012 u organizua nga CCI  France-Albanie (CCI FA) e cila kishte  kenaqesine te ftonte  anetaret dhe partenert e saj /kliente te privilegjuar. Ky event prestigjoz paraqet nje vitrine te Frances ne Shqiperi dhe bashkon shume persona si : drejtues ndermarrje sh, politikane, figura te shquara shqiptare, gazetare…

CCI FA i propozoi te ftuareve programin: nje darke gastronomike : nje shef francez me dy yje pregatit menune per kete rast per te zbuluar nje aspekt tjeter te kultures franceze.

Festa e veres 2012 e CCI France-Albanie u mbajt diten e premte, 29 qershor 2012 ne restorant OTIUM ne Tirane.

Mbremja mblodhi kulinarine franceze : Sébastien Gravé, Shef francez shume njohur dy yje Michelin, dhe z. znj. Fullani si te ftuar Nderi


Pierre-Yves Plat - Koncert ne Tirane

Nen kujdesin e shkelqesise se saj Znj. Christine Moro , Julien Roche kishte kenaqesine t'ju ftonte ne koncertin e Pierre-Yves Plat me 2 qershor 2012 ne Akademine e Arteve.

Pierre-Yves Plat lindi në 1980 dhe filloi te studjonte piano klasike në moshën pesë vjecare me Marie-Claude Legrand. Personaliteti i tij dhe ndjenja e lindur e ritmit e drejtuan ne menyre spontane drejt -boogie, ragtime dhe stride-, me pas shkon drejt improvizimit duke mësuar nga artistë me botekuptime po aq te ndryshem si Edouard Ferlet (cmimi i pianistit me te mire de Jazz ne Berkeley në vitin 1992) dhe Fabrice Eulry "le Chopin du Boogie". I inkurajuar nga suksesi i madh qe pati ne koncerte me pjeset e Bach dhe Chopin, Pierre-Yves Plat vazhdon një cikël të madh kompozimesh nga Handel, Mozart, Beethoven, Liszt, etj. Ai merr pjesë në emisione të shumta televizive, kompozon dhe arranxhon muzikë për filma. Pierre-Yves Plat ndjek një karrierë solo duke propozuar nje spektakel muzikal. Nga Chopin te Ray Charles, artisti argetohet shume ne skene. Pierre-Yves Plat luan mes sukses muziken ndermjet humorit dhe dhe fantazise, muzikes klasike dhe xhazit, një show i vërtetë!
"Klasike apo jazz? Pierre-Yves Plat nuk i permbahet etiketës. Ai ka artin për të kryer me muzikalitet të madh dhe virtuozitetit mahnitës veprat e medha klasike te pianos, duke luajtuar Chopin ne ragtime apo Bach salsa ... improvizimet tij « djallezore » entuziasmojne publikun, të joshur nga surprizat dhe fantazia e spektaklit . Bach, Chopin, Beethoven dhe të tjerë ndërveprojnë me kohën tonë nën gishtat e te riut virtuoz, plot guxim dhe humor. Një pianist për tu zbuluar dhe ndjekur ! " Claude BOLLING - 2009

 

 


Rreth 20 femije jetime shqiptare nga Tirana fluturuan me avion turistesh.

Te shtunen me 26 maj, rreth 20 femije jetime shqiptare  fluturuan ne Tirane me avion turistesh.

Ky event u organizua nga “Les amis du club 69”, klub aviacioni amator nga Lioni i cili ben nje Tour ne Evrope me avione turizmi dhe me nje ndalese ne Tirane, si edhe me ndihmen e Societe Generale Albania dhe te CCI France-Albanie.


Dreke-Konference « Tregu I makinave ne Shqiperi »

CCI France-Albanie( ish- Club France) ka organizuar nje Dreke-Konference « Tregu I makinave ne Shqiperi » me 27 Prill 2012. Te ftuar ishin anetaret e CCI France Albanie, ndermarrje franceze te sektorit dhe aktore te sektorit te makinave ne Shqiperi

Te ftuar nderi:


Z. Stefano CHMIELEWSKI /P.D-G RENAULT TRUCK
Z. Jean-Patrice BERNARD /P.D-G Grupit BERNARD- Prezantim mbi këto tema; Mundësi takime individuale me drejtuesit e kompanive në këtë sektor


Berisha takon Kryetarin e CCIFA Z. Roche

Kryeministri Berisha priti në një takim Kryetarin e Dhomes se Tregtise  francezo-shqiptar, z. Julien Roche dhe ish-Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Societe General në Shqipëri, z.Hubert de Saint Jean.

Të dy përfaqësuesit e lartë i prezantuan Kryeministrit Berisha Dhomen e Tregtise ( ne ate kohe Klub) francezo-shqiptar të sapo krijuar në Francë, të mbështetur edhe nga Ministria e Ekonomisë franceze, bankat dhe sistemi financiar francez. Ky Klub është guri i themelit të Dhomës së ardhshme të Tregtisë francezo shqiptare.

Gjithashtu, z. Julien Roche dhe z. Hubert de Saint Jean i prezantuan Kryeministrit programin e kësaj organizate, duke theksuar se krijimi i saj është produkt i interesit të madh të biznesit francez ndaj Shqipërisë dhe, sidomos, i biznesit të madh francez, ndërkombëtar. Në këtë organizatë janë anëtarësuar shumë biznese që po fillojnë studime dhe projekte investimi në Shqipëri, si një vend me potenciale të mëdha zhvillimi dhe stabilitet ekonomik e klimë shumë të favorshme biznesi, në këtë kohë të vështirë krize ekonomike botërore.

Ata e ftuan Kryeministrin Berisha në ceremoninë e hapjes të kësaj organizate ekonomike, e cila do të forcojë lidhjen e biznesit francez me biznesin shqiptar dhe do të orientojë e mbështesë një sërë projektesh investimi franceze në Shqipëri.

Kryeministri i përgëzoi dhe falënderoi ata për këtë iniciativë shumë të dobishme që i shtohet intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike midis Francës dhe Shqipërisë. Ai i vlerësoi këto iniciativa si promovuese për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Kryeministri garantoi mbështetjen pa rezerva të qeverisë së tij, për të drejtuar me sukses projektet franceze në fusha shumë të rëndësishme dhe strategjike, edhe për qeverinë shqiptare.

Info: Keshilli i Ministrave


Takim ndermjet CCI FA & UCCIFE/MEDEF Inter/Ministrit te Ekonomise

Gjate vizitës në Paris me 05-07 Dhjetor 2011, te z. Julien Roche, ish-kryetar i CCI France-Albanie, z. Hubert de Saint Jean -Zv. Kryetar dhe Z. Edvin Murati -Anetar/Themelues u zhvilluan disa takime me institucione te rendesishme. Këto takimi bënë të mundur shkëmbimin e shumë informacioneve, tema kryesore e takimeve ishte zhvillimi i CFA dhe kërkimi i partnereve të mundshem

U zhvillua nje takim me Kryetarin e Dhomes se Tregtise se Parisit dhe Kryetar i Bashkimit te Dhomave te Tregtise & Industrise franceze jashte Frances (UCCIFE) z. Antoine Gailly. Ne kete takim moren pjese edhe z. Dominique Brunin Zv. Kryetar, Z. Charles Maridov, Drejtor i Zvillimit te UCCIFE.

Nje takim tjeter u zhvillua me z. Philippe Gautier Drejtor i MEDEF International -French Business Confederation dhe znj. Geraldine Lemble-Pavlov, Zv. Drejtor. Keto takime vazhduam me z. Jean-Marie Bellat, Pergjegjes Gjeografik Turqi Ballkan, Ministria e Ekonomisë, Financës dhe Industrisë.

Krijimi i CCI FA u përgëzua njëzëri. Një vizitë e MEDEF International ne Tirane është planifikuar në të ardhmen e shpejtë.


Takimet franko-shqiptar

Pjesëmarrja e Z. Julien Roche dhe z. Hubert de Saint Jean në « Mision découverte » të ndërmarrjeve të mëdha të infrastrukturës transportit, ujit &energjisë në Shqiperi, e cila u zhvilluar gjatë datave 15 - 18 nëntor 2011.

Misioni I parë kolektiv organizuar nga UBIFRANE në Shqipëri mbodhi 12 kompani dhe banka franceze, në kuad rin e një misioni zbulimi ku qëllimi ishte të njihemi me projektet e mëdha në Shqipëri. Gjate evenimentit u identifikuan çështjet dhe kontaktet kyçe dheu promovua “le savoir-faire » e ndërmarrjeve, grupeve PME pranë kompanive të interesuara lokale.

Takimet franko-shqiptare të zhvilluara gjatë 17 nëntorit bënë të mundur shkëmbimet e shumta të informacioneve ekonomike ndërmjet qeverisë, dhe ndërmarrjeve franceze dhe shqiptare. Delegacioni Francez përbehej nga: Alsthom, Bouygues, Wenerg (Compagnie Nationale du Rhône), Coyne dhe Bellier, Crédit Agricole/Emporiki, Egis, Geismar, Sade, Silec Cables, Société Générale, Thales, Vinci Concession.

Forumi i kompanive dhe organizatave frankofone (copy 1)

Me 24 Janar 2013, ora 10.00, ne fakultetin e  Gjuhëve të Huaja u zhvillua forumi i kompanive dhe organizatave frankofone që veprojnë në Shqipëri. Departamenti i Gjuhës frënge i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës, organizoi Forumin e kompanive dhe organizatave frankofone që ndodhen në Shqipëri, të organizuar me mbështetjen e Agjencisë Universitare të Frankofonisë, Klubit të Biznesit, Ambasadës së Francës dhe Ambasadës së Zvicrës.

 

Qëllimi:

Njohja e kompanive frankofone që veprojnë në Shqipëri
Njohja me profilin e specialistëve që u nevojiten atyre
Paraqitja e programeve të ofruara nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja.
Institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit dhe kompanive/organizatave frankofone, për praktikat profesionale të studentëve dhe mundësinë e punësimit të studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja nga këto kompani e organizata.

Inauguration du CCI France Albanie

Le 26 janvier, à 19h00, Hotel Rogner, Tirana, a eu lieu la cérémonie de l’inauguration du CCI France-Albanie (ex Club d’Affaires France Albanie) avec la participation du Premier Ministre, M. Sali Berisha et de sa Conseiller économique Mme. Suzana Guxholli, en présence, entre autres, de personnalités albanaises et françaises.

Le CCI France-Albanie a été fondé en septembre 2011 et compte déjà parmi ses membres les grandes entreprises telle que Société Générale Albania, Green Technologies, CNR/GDF Suez, Eads/Eurocopter Aleat (Safran Group), Total, Alstom, le cabinet d’avocats Boga & associes, Amadeus Group, etc.

Le but du CCI France-Albanie est d’être un « pont » entre la France et l’Albanie en renforçant les liens entre les entreprises françaises et albanaises tout en fédérant, informant, promouvant et assistant au développement des investissements et des échanges économiques et commerciaux entre la France et l’Albanie.

Le CCI France-Albanie rassemble et est ouvert à des entreprises de toutes tailles et de tous secteurs d’activité, comme aux entrepreneurs individuels. Il organise des événements ou des actions à visées informatives – petits-déjeuners thématiques - et propose à ses membres ou aux entreprises désireuses d'approcher l’Albanie ou la France des services d’assistance et d'appui logistique.

Nos événements

< August 2017 >
Mon.Tue.Wed.Thu.Fri.Sat.Sun.
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31

Na japin besimin e tyre

    • A.R.S Legal & Financial Services
    • ADVANCED BUSINESS SOLUTION-ABS
    • AIMS
    • ASC UNION
    • AUTO FRANCE LUBRICANTS SHA
    • Acadmy Plus
    • Airbus helicopter
    • AlbStar
    • Albinfos
    • Alehandro Distribuzzione
    • Aleksander Xhuvani
    • Amadeus
    • Ar&Lo
    • Association Forains (SHOQATA ARGETUESVE TE LODRAVE AMBULANTE)
    • Boga& Associates
    • Buka franceze
    • By best duty free
    • CNR
    • CORPORATE SOLUTION-CS GOUP
    • Celesi
    • Century 21
    • Citroen Albania
    • Degremont
    • Denys sas
    • Diamant
    • ELBASHEHU
    • EURO Partners sh.p.k
    • Ecotour Albania
    • Egis International
    • Egle security
    • EnBi POWER SH.P.K
    • Encon Consulting
    • Eutelsat
    • FIRST SHPK
    • GDF SUEZ
    • GPS- Group
    • Green Technologies
    • Haxhia & Hajdari
    • Herve Loiselet Interior Design
    • Hotel Diplomat
    • IMI Farma
    • INSIG
    • KANGURI
    • Kallfa
    • Kalo
    • Kastrati
    • Legal & Professional Services SHPK
    • Logo Suez
    • M pay
    • Marlotex
    • Mazars
    • NAPOLEON
    • Nexter System
    • PEUGEOT
    • Pedersen and Partners
    • Playgroung Albania
    • RENAULT
    • Rogner
    • SAFRAN
    • SALILLARI
    • SANOFI
    • SELENICE BITUMI
    • SEMIN- SAS
    • Seed Consulting ltg
    • Servier
    • Sigma Interalbanian
    • Sky Net Logistic
    • Societe General Albania
    • Sodineg France
    • Spiecapag
    • T&G ALBA shpk
    • THE BLACK ROCKETS
    • Tashko pustina
    • USLUGA
    • Vacance en albanie
    • Victoria Invest
    • icts
    • phonext
    • sheraton

Kontakt

Bul. “Deshmoret e Kombit”

Twin Towers, Tower 1, Kati 7, Tirana Albania 

Cel. +355 68 40 89 998
e-mail: blerina.kazhani@ccifa.al 

© 2017 CCI FRANCE ALBANIE